Per nje ligj efektiv mbi Mbrojtjen e Kafshëve në Shqipëri / For an effective Animal Protection Law i

Quoted post

Guest
Guest

#12 Re: Re: a ka ndonje profesionist kafshesh mes jush

2010-08-04 01:05

#8: Edvin - Re: a ka ndonje profesionist kafshesh mes jush

Njeriu i mire. Kam pare me qindra kafshe te vrara, dhe gjithfare mostruozitetesh ne kurriz te faunes shqiptare.  po ujqit e ballcamosur po shiten ne mes te qytetit, e ne kete kohe qe po shkruj kushedi sa pushke po shkrehen mbi kafshe. Ligj per kafshet si puna e ligjit te duhanit nuk na hyn ne pune. Duhet te vulosen armet, dhe te mos shkrepet asnje per te pakten 5 vjet. e pastaj mund dhe te flasim per faune e mbrojtje kafshesh.

E kur pyes a ka ndonje profesionist, dua te di nese di ndonje mbi strategjite e menaxhimit te habitateve pyjore, zonave te mbrojtura, studimin e faunes, situaten e faunes dhe programet e rekuperimit te asaj cfare ka ngelur.

Replies

Edvin
Guest

#16 Re: Re: Re: a ka ndonje profesionist kafshesh mes jush

2010-08-21 23:02:08

#12: Guest - Re: Re: a ka ndonje profesionist kafshesh mes jush

Po di per strategjine e pyjeve dhe kafsheve te egra...strategji ka dhe ka pasur me dhjetera, me dhjetera e qindra faqe te shkruara me gabime e pa gabime, cdo here qe vjen nje minister i ri ne ministrine e mjedisit. Per cfare sherbejne ato copa letrash? Per asgje!

Ndoshta edhe ligji do te jete thjesht nje cope letre me ca germa, por te pakten neser kemi nje baze me te cilen te sulmojme nese shoh nje person duke torturuar nje kafshe te sheshi Skenderbej, ndersa tani i kam duart te lidhura si ligjerisht ashti dhe joligjerisht.