Per nje ligj efektiv mbi Mbrojtjen e Kafshëve në Shqipëri / For an effective Animal Protection Law i

Masha
Guest

/ #4 Kafshet jetojne me ne.

2010-07-24 23:44

Jam shume dakort me personin me siper (guest). :)

Nuk e kuptoj dot si ka mundesi qe ka njerez qe kane dhe kafshe ne shtepi dhe nuk duan te firmosin?

Une kam pasur gjithmone mace, dhe ato me mesuan te dua kaq shume kafshet.

Po qeni valle? Po ata qe kane qenushe duhet te jene akoma me sensibel ndaj ketij peticioni. Qeni jep dhe jeten per te zotin e vet, kurse i zoti refuzon dhe ta ndihmoje ne kete rast. Nje ndihme kaq e vogel, sa per te shkruar nje emer, por qe mund te sjelle nje ndryshim te madh. Kjo jo vetem ne jeten e kafsheve por dhe te njerzve vete.

Cudi, ndoshta duhen akoma vite qe ne Shqiperi qe njerezit te behen te njerezishem.

 

p.s. MASHA eshte macja ime, qe e kam adaptuar pasi u braktis 2 here nga te zotet e tjere. Do doja qe dhe ne Shqiperi te vije shume shpejt dita e adaptimit dhe shpetimit te nje jete...quajini thjesht kafshe po te doni...por  jane qenie te gjalla mbi gjithcka, te bukura e te dashura shume.

Kemi fat qe i kemi perreth nesh, duhet ti mbrojme.